Ter Stegen i lumtur para përballjes me skuadrën e Iniesta
Gardiani i portës së Barcelonës, Marc Andre Ter –Stegen, mezi po e pret ndeshjen me skuadrën e Vissel Kobe.

Sport
Barcelona luan nesër përballjen e fundit në turneun e Azisë, kundër skuadrës Vissel Kobe, në të cilën skuadër paraqitet edhe Andres Iniesta.
Ter Stegen pret që skuadra e tij ta mbyll me fitore turneun parasezonal, dhe ka thënë se përballja me Iniesta do të jetë eksperiencë e mirë.
“Nesër luhet ndeshja e fundit nga turneu ynë në Japoni, në Kobe, dhe ne duam të kthehemi me fitore” ka shkruar fillimisht portieri në Twitter, transmeton lajmi.net.
“Do të jetë eksperiencë interesante të përballemi me shokët që dikur kemi ndarë dhomën e zhveshjes për kohë të gjatë. Falënderim i madh për tifozët e Barcës që kanë qenë të mahnitshëm këtu” ka shkruar tutje gjermani.
Barcelona dhe Vissel Kobe përballen nesër, me fillim nga ora 11:00, në Japoni. /Lajmi.net/