​Tentuan të vjedhin në një market, Policia arreston 5 të dyshuar në Fushë Kosovë

Zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët me datën 15.03.2025, kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një market rrugën “Pajazit Islami”në Fushë Kosovë. Personat e dyshuar: -A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, -E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës…

Lajme

16/03/2025 19:42

Zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët me datën 15.03.2025, kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një market rrugën “Pajazit Islami”në Fushë Kosovë.
Personat e dyshuar:

-A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

-L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

-A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar.