Tentim vjedhja e artarisë në Kaçanik: Policia arreston pesë persona, dy nga ta shtetas të Serbisë
Policia e Kosovës, më 1 shkurt të këtij viti, menjëherë pas mesnate, kanë marrë informatën se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik. Menjëherë, policët kanë dal në vendngjarje ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona që i kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin. Të…
Lajme
Policia e Kosovës, më 1 shkurt të këtij viti, menjëherë pas mesnate, kanë marrë informatën se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.
Menjëherë, policët kanë dal në vendngjarje ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona që i kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin. Të dy ishin shtetas të Serbisë, me inicialet M.M i moshës 36 vjeçare dhe D.T i moshës 35 vjeçare.
Rreth të njëjtës kohë, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku ndodheshin tre të dyshuar, shtetas kosovarë me inicialet L.M i moshës 48 vjeçare, B.H i moshës 42 vjeçare dhe R.F i moshës 28 vjeçare, që janë shoqëruar në Polici.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza. Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast”, ka njoftuar Policia,
Të pestë të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale dhe falënderon qytetarët për bashkëpunim, duke i inkurajuar që çdo veprim të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192 ose përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë””, ka njoftuar më tej Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: