Tentativë pengmarrjeje në Kavajë, tre të arrestuar
Një tentativë pengmarjeje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Lajme
Policia e Kavajës bën me dij se një person u mor peng ne Spille, u fut forcërisht në makinë dhe u dhunua nga tre shtetas.
“Në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetiy të tij, në vende të ndryshme”, ka thënë Policia, shkruan Lapsi.al.
Megjithatë Policia arriti të identifikojë autorët Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç dhe t’i arrestojë ata.