Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë
Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar.

Lajme
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë, raporton TCH.
Protestuesit kanë hedhur tymuese në oborrin e Parlamentit dhe në një moment kanë çarë kordonin e parë të Policisë.
Menjëherë ka ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin.
Situata mbetet ende e tensionuar.