Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, konfrontohen deputetët një ditë para vizitës në Kosovë
Një tjetër përplasje është shënuar nga Agron Shehaj, këtë herë me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Një seancë e fortë, ku deputetët gati sa nuk po rrihen me njëri-tjetrin. Noka ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj. Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e…
Lajme
Një tjetër përplasje është shënuar nga Agron Shehaj, këtë herë me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Një seancë e fortë, ku deputetët gati sa nuk po rrihen me njëri-tjetrin.
Noka ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj. Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.
Pjesë nga debati
Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i Veliajt këtu.
Shehaj: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Noka: Mu hiq qafe, ik se po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Shehaj: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Noka: Kur të them mu largo, m’u largo.
Kujtojmë se nesër dy kuvendet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë do mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë. /Lajmi.net/