Tension Klasik

Sergio Ramos ka thënë se ekzistonte një “tension i tepruar” mes futbollistëve të Real Madridit dhe Barcelonës në të kaluarën por insiston se i kanë lënë pas vetes. Gjigantët spanjollë u ballafaquan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalen e Copa del Rey, përveç takimeve në kuadër të La Ligës dhe pesë kartonë të…

Sport

29/11/2013 08:51

Sergio Ramos ka thënë se ekzistonte një “tension i tepruar” mes futbollistëve të Real Madridit dhe Barcelonës në të kaluarën por insiston se i kanë lënë pas vetes.

Gjigantët spanjollë u ballafaquan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalen e Copa del Rey, përveç takimeve në kuadër të La Ligës dhe pesë kartonë të kuq u shpërndanë gjatë këtyre El Clasicove.

Ramos ka pranuar se një ashpërsi e tepruar i përcolli përballjet e kaluara por thotë se tani ekziston një situatë më e qetë.

“Tensioni pas serisë së ndeshjeve që luajtëm kundër tyre në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey ishte i tepruar, por ne gjetëm një zgjidhje dhe e kemi lënë pas vetes tani. Nuk duhet të jetojmë në të kaluarën, por të shikojmë në të ardhmen”, deklaroi Ramos për FourFourTwo.

“Është thënë se kisha një problem me Piquen dhe nuk ishte ashtu. Ne kemi kaluar kohë së bashku dhe ai është djalosh i mirë, me zemër të madhe”, u shpreh Ramos.