Televizioni spanjoll: Real Madrid gati 180 milionë euro për Mbappe

Real Madrid në orët e ardhshme mund të përgatis ofertën formale për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

23/08/2021 21:56

PSG tani është duke shikuar mundësinë e shitjes së Mbappe, pasi francezi refuzoi kontratën gjashtë vjeçare, transmeton lajmi.net.

Negociatat mes Mbappe dhe Realit janë ndërprerë dhe kjo ka ndikuar që klubi francez të ndërrojë mendje.

Ndërkohë, sipas televizionit spanjoll, DirectoGol, Real Madrid është gati të paguajë 180 milionë euro për francezin.

Kjo vlerë ndoshta do jetë e mjaftueshme që PSG ta lirojë Mbappe, që i skadon kontrata vitin tjetër.

Ndërkohë, RMC Sport, raportoi se një klub i Premierligës, emri i së cilës nuk u bë i ditur ka bërë një ofertë zyrtare./Lajmi.net/