“Telefoni cingëron, seanca përfundon”, burri që humbi këmbën në vendin e punës pretendon se u korruptua gjyqtari
Vera e vitit 2005 solli lajm të mirë për Fatmir Sopën nga Sllovia e Lipjanit. Mes kushteve të vështira për jetesë, ai më në fund arriti ta fitojë një vend pune, si shpresë për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të tij dhe familjes. Fatkeqësisht puna në mulli i solli më të keqën në jetë, pasojat e të cilës do t’i vuaj gjithë jetën.
Lajme
Tash e 16 vjet, kryesisht ditët tani i kalon në shtrat, por edhe kur vendos që të dal jashtë e ka shumë të vështirë. Kjo pasi si pasojë e një aksidenti në vendin e punës mbeti pa njërën këmbë, e tani po ka problem edhe me protezën që mbate dikur, pasi nuk po mund ta përdorë më.
Aksidenti që i shkroi ditët dhe vitet e vështira të jetës së tij, i ndodhi vetëm pas një viti përvojë pune në kompaninë “Mileniumi Group”, në vitin 2006.
Ndër të tjera, Sopa pretendon se një telefonatë në telefonin e gjyqtarit të rastit, bëri që të përfundojë seanca e tij pa u marrë fare në pyetje. Madje, ai thotë se mendon ta shkruaj një libër, “telefoni cingëron, seanca përfundon”.
Ai për dokumentarin “Pasojë”, prodhim i lajmi.net tregon momentet e aksidentit dhe përballjen e tij me kompaninë në seanca gjyqësorë.
“Prej 1 tetorit jam kanë në pushim për shkak me i mbjell arat kisha nevoje, por me 5 tetor me ka thirr në mbrëmje për me shkua se puna është urgjent krejt punëtoret duhet me ardh. Jam çu jam shkua ne mëngjes… Ka pasur po ne nuk jemi kanë të njoftuar për atë problem dy dite pa shkua ne në punë ish kanë një problem, por nuk ka treguar Ramadan Ramadani u kanë nuk ka treguar ai. Çka ka qenë me e keqja aty na kanë urdhëruar si shpejt e shpejt me heke miellin prej aty… Ky lift nuk ka qenë me hyp njerëzit, por ne gjithë e kemi shfrytëzuar atë askush nuk na ka treguar që mos hypni kurr hiç, asnjeri prej këtyre shefave nuk na ka thënë na kemi qarkulluar nonstop me ta.”, rrëfen Sopa.
Ai për lajmi.net tregon momentin e aksidentit në punë, ku së bashku me dy kolegët e tij, Ilir Bujën e Ruzhdi Spahiun iu rrezikua jeta.
“Kur ndodhi ashensori u këput sajllat edhe kemi ra poshtë në atë rast kemi qenë unë, Ilir Buja dhe Ruzhdi Spahiu. Të tre jemi kanë në ashensor tu u ngjitë përpjetë tu e dërgua miellin prej parit katë në katin e pestë. Por ai miell ishte ta quaj kontrabandë e kontrabandune ishte prej Serbisë pa letra. Ne është dashur atë me hek prej hollit aty për ne largua që mos me ardh komisioni me nxan aty. Por ndodhi që mbi tri here në ditje jemi ngjit me të njëjtin mjet, në lift pa problem hiç, të katertën herë kur jemi ngjit përpjetë jena shkua mes katit 4 dhe 5 është hetuar që është ndalur, një ndërprerje një sekondë edhe menjëherë filloj me ec, por kur jemi shkua në katin e pestë ku e kishim cakun ne me zbrit aty, po nuk mbërritëm, për pak nuk mbërritëm e lëshuan sajllat ram poshtë. Unë tjetër aty nuk e di vetëm e kom dëgjua Ilirin se u mbulua aty nuk kemi dit njeri-tjetrin nuk e kemi pa se çka po ndodh. Ilirin e kam dëgjuar ‘shkuam’, i kam thënë shuj se Zotin e kemi me veti, jemi ra poshtë kur jemi ra fati i jonë që nuk na kanë rrok ato, se kur kish rrok ai motor kur ka ra prej lartësisë ai diku katër ton i ka pas, por të na kish rrok kufomat nuk kishin mundur me na i gjetë. Ka ardh prej lart motori, shtylla e motorit ka qenë afër meje ka ra, por jo nga ne po në anën e kundërt. Aty kanë vrapuar puntorët, koleget tjerë që kanë qenë na kanë nxjerrë, kur na kanë nxjerrë zvarrë na kanë futë në një veturë dhe na kanë dorëzuar në spital. Kur na kanë dorëzuar në spital filluan procedurat e operacionit mjeket.”, thotë ai.
Ky aksident kishte bërë që dhoma e spitalit të bëhej vendbanimi i tij për dy vjet rresht. Pas dy vitësh qëndrimi në spital dhe një viti në shtëpi, në vitin 2009 mjekët ishin detyruar që t’ia amputonin këmbën e djathtë si pasojë e infektimit.
Me qëllim që të fitojë pagesë shtesë, përveç pagës 250 euro në muaj, ai kishte punuar shumë herë jashtë orarit të punës. Por, pavarësisht punës së tij dhe aksidentit të rëndë, udhëheqësit e kompanisë ku ai kishte punuar nuk u kujdesën më për të.
Për ngjarjen e ndodhur ai kishte kërkuar drejtësi përmes institucioneve kompetente të vendit.
“Ama kjo me ndodh gjyqtari po ja përmendi edhe emrin Gani Zabeli këtu në Lipjan sikur të kisha sot pare, por nuk kam se me pas mundësi pa e bo qata, por edhe me mu dhanë se nuk e la pa e ba që mu jepet ka me ba me shkrua një libër për drejtësi edhe me ja ngjit emrin ‘telefoni cingëron, seanca përfundon’, ka ndodh të une kjo te unë ka ndodh. Merre me mend jemi kanë në seancë gjyqësore Gani Zabeli u kanë gjyqtar jemi ulë hala pa fillu seanca telefoni ka cingërua Gani Zabeli ka fol në telefon se kom pa me dikë ka fol, tha përfundoj seanca pa me marr në pyetje hiç. Jena dal prej aty unë edhe atëherë nuk kam mundur me lëviz edhe gruaja ishte në përcjellje edhe Ilirin ata e këna përcjell, Gani Zabeli vet me pronarin Jakup Ramadanin u shku ka pi kafe veç e ka provu edhe u dal ka pi kafe ajo nuk do koment korrupsioni nuk do koment edhe këto i ka ba.”, tha ai.
Gjykatat e vendit i kishin dhënë të drejtë, duke vendosur që kompania “Mileniumi Group” t’i paguajë një kompensim prej 85 mijë eurosh, por të cilat ende nuk i janë dhënë.
“Procedurat gjyqësore nëse nuk gaboj para 1 vite, e kom marrë vendimin po ato i ka avokati krejt të dhënat i ka në favor të temin edhe jena shku edhe me polici jena shku te firma atje. Ai nuk ka pranu pare me dhanë….Mu kompania ka me mi pagu 85 mijë euro me letra i kam me dokumenta.. asnjë cent nuk e kom marrë as Iliri as une asnjëri…Arsyetimi i kompanisë është se nuk po kam mjete edhe tani shkoj lënda të permabaruesi kishe. Permbaruesi ishte Fadil Hoxha e kishte pas lënden tem e jena shku aty Fadil Hoxha me gjithë avokatin janë shku, ai ja ka pranu procedurën aty ka thanë se mjete nuk po kam edhe maqinat. Por ajo u kanë kot, maqinat duhet me pas shumë pare. U dufke me gjetë tani une vet kompaninë në menyrë private, po kam tentuar krejt i kom bë hulumtimet kompanitë i kom gjetë mi kanë lyp 15 mijë euro për më ardhë me i hjekë maqinat prej mullinit…Me i strehu diku edhe pastaj me i qitë në ankand kush do me i ble.”, thotë Sopa në rrëfimin e tij.
Ai tregon momentin kur e ka telefonuar ish-shefin e tij për t’ia kërkuar 25 kilogramë miell, ndërsa thotë se përgjigja e tij ishte “mos na kapni për hunde”.
“E kom thirr në telefon Ramadan Ramadanin e kom thirr ai është pronari i firmës hej nuk po lypi tjetër sene në atë kohe nuk është shtrenjtuar mielli sikur tash që tash është 12 atëherë kushtojke 4-5 euro, bile 25 kilogram miell me mi dhanë, a di çka me ka thënë mos na kapni për hune, unë nuk kam dal askënd me kap për hune edhe ma ka mshel ma kurrë, m’i mbylli rrugët krejt që as nuk du me dite qysh e paqe ba e gjetsh. Tani fillova kush boni rahmet tu me ndihmu qeshtu tu jetu. Filluan këto procedurat ligjore, ato nëpër gjyqe ku jena shku i kena fitu gjyqet”, tha ai.
Sopa gjithashtu rrëfen se si një profesor i medresesë ishte përfshirë në këtë rast, duke ofruar një shumë prej 10 mijë euro para të gatshme dhe rrogë 300 euro, por, Sopës i kishte shkuar mendja se ky mund të ishte një manipulim nga ana e ish-shefit të tij.
“Një e di ata e quaj manipulim, ma ka dergu një person, por emrin nuk ja di medrese po punojke, ish profersor në medrese u ardh pikërisht qëtu ma ka qu qat njeri për me fol me mu, a di qa më tha ai hoxha ai kishte pas thanë po ja u qoj ka. 300 euro rrogë edhe 10 mijë euro po ja u jepi në dore. Profesori i medereses me thojke ti vazhdo procedurën mirë qysh mi qon ato pare mu ai, tha përmes bankës thash unë i marrë 100 euro, po i qojmë në menyrën humanitare unë për shembull në menyrë humanitare. I thash zotni nuk mundesh. Me dha afat tri ditë mu me shkoj mendja që qata mundet me ba që ai atje kur i lshon paret ai e merr që në emer të kujt i ka lshu paret. Nesër me ardh puna në gjyq thotë kom pagu për qato… Vitin e kaluar ka ardh emrin nuk ja di profesorit vetëm e di i medereses ka qenë… inspektorati i punës, avokati i popullit a ka kun që nuk kena lyp, krejt i kena fitu favor tonin është, por pagesën nuk do me ba. Këtu është me dyshu edhe tek drejtësia veç ai pare të madhe që paska po mujka, e kategoria jem a mu zhduk a. Ai nuk po don me i pagu për çka nuk e di, ai e din.”, thotë Sopa.
Ai thotë se ende ka shpresë që një ditë drejtësia për të do të triumfojë.
“Shpresa është e fundit, nuk humbet kurrë. I kam shpresat hala që kam me fitu edhe nuk du me hek dorë derisa ta kam frymën kumedit sa kam me jetu, por unë dore nuk heki kam me kërku të drejtën tem. Unë duhet me i kqyr edhe do mënyra të tjera.. Jo nuk bojnë, me kanë institucionet tona gjyqtari përshembull kur e merr vendimin me pas ardh deri të permbaruesi se me kanë të unë krejt këto mjete mi kish marrë, e atij nuk po guxon me ja marrë. Faktikisht unë kam dyshim jo vetëm të une por edhe të kolegu jem Iliri i dyshum është. Qa ka lyp përmbaruesi krejt i kam pagu, veç unë i kam paguar diku 600 euro edhe Iliri sa ka paguar.”, shprehet Sopa.
Rasi i Fatmir Sopës fatkeqëisht nuk është i pari dhe as i fundit. Pothuajse çdo ditë raportohet për lëndime prej më të ndryshmeve të punëtorëve.
Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë raportuar 188 aksidente në vendine punës, prej tyre 139 lëndime të lehta, 40 lëndime të rënda dhe 9 vdekje.
Sipas Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2022 janë raportuar 75 aksidente në vendin e punës, duke u shënuar pesë vdekje.
Por, kjo nuk kishte ndodhur në rastin e Fatmir Sopit. Ai ishte detyruar që të shpenzojë mijëra euro për shërim, madje duke hyr borgj. /Lajmi.net/