Telashe për Juventus, Douglas Costa humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Douglas Costa assesi nuk po arrin të bëhet rehat me lëndimet.

Sport

10/02/2020 16:34

Ylli brazilian i Juventus ka pësuar një tjetër lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushave të blerta për disa javë.

Costa është njoftuar me një tjetër problem muskulor gjatë humbjes së Juventus kundër Veronas, duke shtuar telashet për Maurizio Sarrin.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Costa do të mungojë 15 deri në 20 ditë, si pasojë e këtij lëndimi, transmeton lajmi.net.

Kështu, braziliani do të mungojë në ndeshjet kundër SPLA, Lyon dhe Inter.

Costa ka humbur 39 ndeshje në total për Juventus, si pasojë e lëndimeve, në një periudhë prej dy sezone e gjysmë. Kurse, nga viti 2017, ai ka humbur 40 ndeshje.

Lëndimet janë duke ia pamundësuar Costas që të shfrytëzojë në maksimum potencialin e tij të madh. /Lajmi.net/