Telashe me qentë endacakë në QKUK, së shpejti pajisje ultrasonike për largimin e tyre
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një shqetësim për qytetarët edhe në hapësirat përreth Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa për të parandaluar praninë e tyre, së shpejti do të vendosen pajisje elektronike ultrasonike për largimin e kafshëve të padëshiruara. QKUK ka lidhur kontratë për furnizimin dhe instalimin e këtyre pajisjeve, me qëllim të largimit…
Lajme
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një shqetësim për qytetarët edhe në hapësirat përreth Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa për të parandaluar praninë e tyre, së shpejti do të vendosen pajisje elektronike ultrasonike për largimin e kafshëve të padëshiruara.
QKUK ka lidhur kontratë për furnizimin dhe instalimin e këtyre pajisjeve, me qëllim të largimit të kafshëve të padëshiruara nga hapësirat e saj, shkruan IndeksOnline.
Kontrata është nënshkruar më 27 gusht 2026 me kompaninë “PRO BUILDING” SH.P.K., ndërsa vlera e saj është 3,465 euro. Pajisjet do të furnizohen dhe instalohen në QKUK, me kohëzgjatje të kontratës prej gjashtë muajsh.
Vendimi vjen në kohën kur prania e qenve endacakë në hapësirat publike mbetet problem shqetësues për qytetarët, veçanërisht për ata që frekuentojnë QKUK-në.
Sipas dokumentit të prokurimit, për këtë aktivitet ishte pranuar një tender, i cili ishte vlerësuar si i përgjegjshëm, ndërsa kriteri i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 3,500 euro, ndërsa financimi bëhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.