Tela me gjemba – Parlamenti i Shqipërisë ‘blindohet’ një orë para protestës

Godina e parlamentit është rrehtuar me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba.

Lajme

08/06/2019 18:46

Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës dhe në protestën e javës së kaluar situata u tensionua pikërisht para parlamentit.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt policisë e cila ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit.

Policia e shtetit paralajmëroi se ka informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar. Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akti dhune. /oranews