Teksa bota përballet me Covid, shefi ekzekutiv i Zoom bëhet një prej personave më të pasur në botë
Eric Yuan është bërë një prej personave më të pasur në botë ndërkohë që të gjithë filluan të përdorin Zoom për takime virtuale.
Auto & Tek
Thuajse një vit që kur OBSH ka zbuluar koronavirusin, shumë njerëz akoma janë duke përdorur takimet virtuale për punë, shkollë, rite fetare etj, shkruan “CNBC”.
Shumica e socializmit në vitin 2020 është bërë përmes aplikacioneve, e sidomos përmes Zoom, transmeton lajmi.net.
Zoom duket sikur erdhi nga askund dhe i la prapa shumë aplikacione të tjera si Cisco, Facebook, Google apo Microsoft kur bëhet fjalë për takime virtuale.
Një komani shumë e vogël në krahasim me të tjerat papritur e gjeti vetën me mijëra klientë të ri. Fitimi i kompanisë u rrit për 90 herë që nga fillimi i vitit.
Stoqet vazhdojnë të rriten më lartë e më lartë, përkrah me ato të bërësit të vaksinës anti-covid Moderna, dhe kompanisë rivale të Tesla, Nio.
Shefi ekzekutiv dhe krijuesi i Zoom, Eric Yuan u bë miliarder gjatë vitit 2019, por që prej fillimit të pandemisë, ai është bërë një prej 100 personave më të pasur në botë.
Kompania e tij ka arritur vlerën prej 17 miliardë dollarë, sipas analizave financiare.
Por Zoom nuk e ka pasur të lehtë rrugëtimin e vet. Në fillim të pranverës, u ngritën shumë dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatësinë e aplikacionit. Shumë pyetje u ngritën edhe në lidhje me ndërlidhjen e Yuan me Kinën.
Por ai më vonë shkroi në rrjete sociale dike thënë se ai ka jetuar në Amerikë që prej 1997, dhe është një amerikan i lumtur që ka një kompani amerikane, dhe kur ka lidhje me Kinën.
Mirëpo pasi ai arriti të siguroj përdoruesit rreth privatësisë së bisedave të zhvilluara në Zoom, duket se stoqet filluan të kenë një rritje të dukshme.
Vlera e Zoom është rritur mbi 12 miliardë dollarë gjatë këtij viti. /Lajmi.net/