Teatri Kombëtar e rikthen Kosovën 17 vite pas

Pas 3 muajsh vetëm me repriza dhe një shfaqje të trashëguar nga viti 2015, muaji prill Teatrin Kombëtar të Kosovës e gjen me premierën e parë për vitin 2016.

ShowBiz

31/03/2016 15:31

“Grafitet”, nga Mehmet Kraja e regji të Fadil Hysajt do të jepet premierë më 14 prill dhe reprizat e para do t’i ketë më 15, 16 dhe 20 prill.

“Grafitet”, flet për periudhën e pasluftës në Kosovë, asokohe kur entuziazmi i kthimit është zëvendësuar me një gjendje konfuze, kur njerëzit se kanë ditur çfarë po ndodhë, dhe si do të jetë shteti i Kosovës.

Kurse me rolet e tyre në këtë shfaqje luajnë aktorët: Çun Lajqi, Bislim Muqaj, Sheqerie Buqaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Shpëtim Kastrati, Adhurim Demi dhe Mehmet Breznica.

Udhëheqësi artistik i TKK-së, Agon Myftari, ka bërë të ditur se gjatë muajit maj Teatri, do t’i ketë tri premiera të tjera. /Kultplus