Teatri i Qytetit të Gjilanit me dy premiera gjatë nëntorit, njëra për fëmijë

8:44 | 2 Nentor 2018

Dy premiera teatrore do të shfaqen gjatë muajit nëntor në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, repriza të shfaqjeve të realizuar nga ky teatër dhe shfaqje mysafire.

Menaxhmenti i këtij teatri përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë muajit nëntor, Teatri i Qytetit të Gjilanit do të realizojë dy premiera te reja teatrore; komedinë “Shfaqja që shkon keq” dhe shfaqjen “Fortnite”.

Premiera e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq”, me tekst të Henry Lewis dhe regji të Ilir Bokshit do të jepet më 14 nëntor 2018, në ora 20:00, ndërsa premiera e shfaqjes për fëmijë “Fortnite”, e ideuar nga Bekim Korça do të shfaqet më 10 nëntor 2018, në ora 12:00.

Shfaqja “Fortnite”, do të shfaqet çdo të shtunë, në ora 12:00, dhe është pjesë e skenës se “Teatrit Magjik të Fëmijëve” e cila funksionon në kuadër te Teatrit te Qytetit te Gjilanit. /Lajmi.net/