Të shtunën planifikohet protestë e madhe në Kragujevc të Serbisë
Disa shkolla në Serbi kanë njoftuar se do të ndërpresin plotësisht punën nesër dhe pasnesër, 13 dhe 14 shkurt, ndërkohë që studentët kanë marshuar sot këmbë nga Beogradi në Kragujevc ku të shtunën është planifikuar një protestë masive. Nga ana tjetër, në grupet e mësuesve dhe prindërve në Viber qarkullon një thirrje nga Forumi i…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/venit.jpg)
Lajme
Disa shkolla në Serbi kanë njoftuar se do të ndërpresin plotësisht punën nesër dhe pasnesër, 13 dhe 14 shkurt, ndërkohë që studentët kanë marshuar sot këmbë nga Beogradi në Kragujevc ku të shtunën është planifikuar një protestë masive.
Nga ana tjetër, në grupet e mësuesve dhe prindërve në Viber qarkullon një thirrje nga Forumi i shkollave fillore të Vozhdocit për ndalesë njëditore të punës nesër, më 13 shkurt, ndërsa nesër në orën 11:30 para Ministrisë së Arsimit, Puls i shkollave fillore të Beogradit paralajmëron tubim të edukatorëve.
Është e vështirë të thuhet se kush dhe si do të punojë nesër e pasnesër, pasi secila shkollë merr vendimin e saj, shkruan Danas.
Të hënën, takimet e edukatorëve që punojnë së bashku përmes iniciativave të ndryshme u mbajtën pothuajse njëkohësisht në Çaçak dhe Beograd.
Një mbledhje e Shoqatës së Shkollave në Grevë u mbajt në Çaçak, ku u ra dakord për një aksion të përbashkët për një ndërprerje dyditore të punës dhe në një tubim në Fakultetin Filozofik në Beograd, u takuan anëtarët e shkollave fillore Puls të Beogradit, Komuniteti Informal Puls i shkollave të mesme dhe Universiteti Rebel që po ashtu punojnë për një qasje të unifikuar.
Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Shkollave në Grevë.
Disa prej shoqatave kanë nxjerrë në pah listat e kërkesave të mësimdhënësve që shkojnë përtej asaj që kërkojnë studentët në bllokadë, ndaj i kërkojnë ministrisë përkatëse të respektojë Protokollin e 2023-ës, që ishte edhe një kërkesë e sindikatave përfaqësuese të arsimit.
Gjithashtu kërkohen ndryshime në rregulloret ligjore në fushën e arsimit, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Grevat, duke iu mundësuar kështu edukatorëve të drejtën e ndërprerjes së punës, si dhe depolitizimi i Ministrisë së Arsimit dhe përzgjedhja e ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij sipas kompetencave profesionale dhe eksperte.
Sot studentët kanë marshuar sot këmbë nga Beogradi në Kragujevc. Ata arritën në Markovc dhe rreth orës 19:30 kishin planifikuar të mbërrinin në Orashac. Studentët sonte do të akomodohen në Shumadija në Arangjelovc.
Një protestë e madhe është planifikuar për të shtunën, në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, në Kragujevc.
Studentët po vijnë në protestë në këmbë nga Novi Sadi, Beogradi dhe Nishi, ndërsa disa po vijnë edhe me biçikleta, ndërsa nesër priten të vijnë edhe studentët nga Kraleva, Novi Pazari, Uzhica dhe Çaçaku.
Protestat dhe bllokadat e studentëve në Serbi kanë nisur pas shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan.