Të shtënat që u dëgjuan në Kiev, del videoja

Mediat ukrainase janë duke raportuar për të shtëna me armë zjarri në Kiev, raporton The Guardian.

Bota

26/02/2022 00:08

Pak më parë u adresua, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke thënë se kjo natë do të jetë më e vështira.

“Kjo do të jetë nata më e rëndë. Armiku do të hyjë me të gjitha. Ne duhet ta përballojmë”, ka deklaruar ai.

Për të shtënat në Kiev është deklaruar edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, i cili tha se i kishte dëgjuar edhe vetë ato. /Lajmi.net/