Të shtënat me armë zjarri, raportohet se një person ka vdekur dhe një i plagosur – Këta dyshohet të jenë personat e përfshirë në ngjarje

Të shtëna me armë zjarri ka pasur edhe sot. Në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Rrustem Hyseni” dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. “Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem…

Lajme

26/03/2025 00:05

Të shtëna me armë zjarri ka pasur edhe sot.

Në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Rrustem Hyseni” dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në media është raportuar se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Siç raportohet në media, viktima është Naser Gashi ndërsa i plagosuri është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

Bazuar në raportimet e deritanishme, i dyshuari për rastin është Alban Gashi.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj edhe me QKUK-në edhe me Policinë e Kosovës, për ta konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit por nuk ka marrë përgjigje.

Ne në vazhdimësi do të iu informojmë në lidhje me informacione të reja. /Lajmi.net/ 

Video: