Të shtëna me armë zjarri te “Sami Frashëri” në Prishtinë, një i plagosur /VIDEO-FOTO

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri te shkolla "Sami Frashëri" në Prishtinë.

Lajme

12/06/2018 17:19

Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Siç merr vesh lajmi.net ngjarja ka ndodhur përderisa një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture.

Si pasojë personi në veturë ka mbetur i plagosur në këmbë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa Policia po merren me hetimet.

Ende nuk dihet për arsyet e ngjarjes, kurse për detajet e tjera do t’iu mbajmë të informuar. /Lajmi.net/

35151388_1812592232117299_1014336829953933312_n