Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën dhe nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, në afërsi të ish-fabrikës së miellit, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke vënë në lëvizje forcat e rendit. Sipas informacioneve të para, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, transmeton lajmi.net. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur…

Lajme

25/06/2026 21:42

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, në afërsi të ish-fabrikës së miellit, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke vënë në lëvizje forcat e rendit.

Sipas informacioneve të para, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa grupi hetimor vijon mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/