Arrestohet një person me urdhërarrest në Ferizaj, i dënuar me 25 ditë burgim

Sot rreth orës 18:30, Njësia e Trafikut të Qytetit ka ndaluar një person me inicialet Q.A, 40 vjeç. Sipas policisë, i njëjti pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim. Policia njofton se pas…

Lajme

25/06/2026 22:20

Sot rreth orës 18:30, Njësia e Trafikut të Qytetit ka ndaluar një person me inicialet Q.A, 40 vjeç.

Sipas policisë, i njëjti pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.

Policia njofton se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 40-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.