Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona të plagosur-Policia jep detaje
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë sot në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për…

Lajme
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë sot në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Teksa një person i dyshuar është në kërkim i cili tashmë edhe është identifikuar.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/