Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç. Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, teksa mësohet se këta të fundit ndodhen tek spitali Universitar i Traumës në sallë operacioni, dhe dy persona ndodhen në gjendje të intubuar. Efektivë të shumtë policie ndodhen në vendngjarje, teksa ende…

Lajme

03/05/2025 15:04

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç.

Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, teksa mësohet se këta të fundit ndodhen tek spitali Universitar i Traumës në sallë operacioni, dhe dy persona ndodhen në gjendje të intubuar.

Efektivë të shumtë policie ndodhen në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Ndërkohë është qëlluar me armë zjarri edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.