Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri pati sonte në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë e këtyre të shtënave një person raportohet të jetë plagosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit…

Lajme

26/03/2023 19:49

Të shtëna me armë zjarri pati sonte në Hajvali të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave një person raportohet të jetë plagosur.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor”, u tha nga Zyra për Informim.

Po ashtu u theksua se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar, tashmë i identifikuar nga zyrtarët policorë, si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Lajmi.net/