Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagoset një grua
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë. Si shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri është plagosur një person. Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku është theksuar se personi i plagosur në këtë rast është femër. “Sot rreth orës 07:30, Policia ka marrë…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.
Si shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri është plagosur një person.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku është theksuar se personi i plagosur në këtë rast është femër.
“Sot rreth orës 07:30, Policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje-Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”,tha Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu u tha se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dy shuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Lajmi.net/