Të shtëna me armë zjarri ndaj një familje në Vushtrri, plagoset vajza e mitur
Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur dje në Vushtrri. Ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur) Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe…
Lajme
Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur dje në Vushtrri.
Ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur)
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/