Të shtëna me armë pas një përleshjeje dje në Suharekë, një i plagosur dhe pesë të arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Duhël të Suharekës, në një rast të cilësuar si vrasje në tentativë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 11:39, transmeton lajmi.net. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku…

Lajme

28/12/2025 09:44

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Duhël të Suharekës, në një rast të cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 11:39, transmeton lajmi.net.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën, mashkull, i cili dyshohet se pas një përleshjeje fizike me dy persona të tjerë, për motive ende të panjohura, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet në spital, ndërkohë që lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona të dyshuar.

Dy nga të arrestuarit kanë pranuar gjithashtu tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa si prova materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Raporti i plotë: 

VRASJE NË TENTATIVË

Duhël, Suharekë / 27.12.2025-11:39. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën m/k, i cili dyshohet se pas një përleshje fizike që kishte me dy të dyshuar m/k, për motive të panjohura, ka pësuar  lëndime nga të shtëna me armë zjarri (i plagosur) i cili është duke u trajtuar ne spital. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar m/k, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë derguar në mbajtje, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë, rasti në procedurë hetimore./lajmi.net/