Të shtëna me armë në Shirokë – raportohet për një person të plagosur
Një person është plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shirokë. Lajmi është raportuar fillimisht nga portali lokal “Suhareka Online”. Redaksia e lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim apo detaje shtesë rreth ngjarjes, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare. Autoritetet lokale…

Lajme
Një person është plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shirokë.
Lajmi është raportuar fillimisht nga portali lokal “Suhareka Online”.
Redaksia e lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim apo detaje shtesë rreth ngjarjes, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare.
Autoritetet lokale pritet të ndërmarrin hetime për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve. Në vijim pritet të bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit dhe çdo informacion tjetër zyrtar./lajmi.net/