Të shtëna me armë në Pejë, i dyshuari kërcënon policinë dhe paralajmëron vetëvrasjen
Policia në Pejë dje u njoftua se nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari”, ka tё shtёna me armë. Sipas policisë, i dyshuari fillimisht ёshtё vërejtur me armё, duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё. I njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’iu…
Lajme
Policia në Pejë dje u njoftua se nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari”, ka tё shtёna me armë.
Sipas policisë, i dyshuari fillimisht ёshtё vërejtur me armё, duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё.
I njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’iu gjuaj ose do ta vras vetën”.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP-së Pejё, dhe prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negociimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.
Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё pushkё automatike, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё;
Njё armё pistoletё zoraki, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё;
36 fishekё të kalibrit 7.63×39;
35 fishekё të kalibrit 32 auto;
Tri gёzhoja të kalibrit 7.63×39;
Dy gёzhoja të kalibrit 32 auto;
Njё thikё
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./Lajmi.net/