Të shtëna me armë në një lokal në Pejë
Në Rrugën “UÇK”, në Pejë pas mesnatës së 24 gushtit është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se në një lokal ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar.

Lajme
Gjatë kontrollit, Policia ka bërë të ditur se te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur e konfiskuar 5 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Lajmi.net/