Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, një person i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë të Jugut. Sipas raportimit, viktima mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur, nga një veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur.…
Lajme
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportimit, viktima mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur, nga një veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur.
I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, pasi gjendja e tij është vlerësuar jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.