Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset aksidentalisht e mitura – i dyshuari në arrati
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur si pasojë e një plumbi të humbur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku dyshohet se një person i moshës madhore ka shtënë me armë zjarri pas një…
Lajme
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur si pasojë e një plumbi të humbur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku dyshohet se një person i moshës madhore ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me disa persona, transmeton lajmi.net.
Gjatë të shtënave, vajza – e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes – është goditur në shpinë, duke pësuar lëndime trupore.
E mitura është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë stabile.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është në arrati, ndërkohë që njësitë policore kanë nisur kërkimin intensiv dhe po zhvillojnë veprime hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./lajmi.net/