Të shtëna armësh në një dasmë në Ferizaj – Policia sekuestron armë dhe 50 gëzhoja
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot pasdite në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Rasti është regjistruar rreth orës 13:00, kur njësitë përkatëse të policisë – përfshirë njësinë e rendit, hetuesit dhe forenzikën – kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, transmeton lajmi.net Sipas njoftimit zyrtar, gjatë…

Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot pasdite në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Rasti është regjistruar rreth orës 13:00, kur njësitë përkatëse të policisë – përfshirë njësinë e rendit, hetuesit dhe forenzikën – kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, transmeton lajmi.net
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar 50 gëzhoja armësh zjarri.
I dyshuari ka prezantuar para autoriteteve dy armë zjarri: një revole dhe një pushkë gjuetie, të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit, së bashku me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Ndaj personit në fjalë është iniciuar hetim për dy vepra penale:
-
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”
-
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Pas përfundimit të procedurave të para hetimore dhe intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë./lajmi.net/