Të shkosh në palestër apo të ulesh në kafiteri: Mjekët tregojnë aktivitetet që përhapin më së shumti Covid-19

Të shkuarit në kafiteri ose pjesëmarrja në kishë, në të cilën marrin pjesë më shumë se 500 persona, janë listuar si aktivitetet me rrezikshmeri të lartë për infektim me Covid-19 nga mjekët e Teksasit të SHBA-ve.

Lifestyle

09/07/2020 15:31

Shoqata mjekësore e Teksasit, që përbëhet nga 53 mijë fizikantë e student mjekësie, nxori listën e aktiviteteve më të rrezikshme për kapjen e virusit. Rreziku u vlerësua me numra, respektivisht nga 1 në 10, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Siç e shpjegon lista, të shkuarit në kafiteri ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare ose concert muzikor me më shumë se 500 persona prezent renditen më së larti për kah rrezikshmëria.

Edhe të shkuarit në teatër, park ose palestër renditet lart në listën e rrezikshmërisë së transmetimit.

Përqafimi ose dhënia e dorës ndaj dikujt ka rrezik të moderuar, sipas kësaj radhitjeje.

Ndërkohë që aktivitete sikurse është të bërit pazar, të priturit për vizitë mjekësore apo shkuarja në një restaurant me ambient të hapur nuk paraqet rrezik për infektim. /Lajmi.net/