Të rënët në Kumanovë varrosen të martën në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë
Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në takim të përbashkët me familjarët dhe pas dakordimit të tyre, dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, u vendos që të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Lajme
Sipas një komunikatë të organizatave të dala nga lufta, është themeluar Këshilli Organizues për përgatitjen e organizimit të ceremonisë së varrimit, i cili përbëhet nga familjarët e dëshmorëve, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete të tjera.
“Këshilli Organizues është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e dëshmorit Beg Rizaj, si dhe me personalitete të Komunës së Deçanit, në mënyrë që varrimi i tij të mos bëhet ndaras nga shokët. Këshilli Organizues, pas kontakteve me personat përgjegjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka vendosur që të gjithë Dëshmorët të varrosen me datën 26.5.2015, e martë, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17:00”, thuhet në komunikatë.
Sipas OVL UÇK, për mbajtjen e Akademisë Komemorative dhe për nderimet që do t’u bëhen dëshmorëve, opinioni do të njoftohet ditën e hënë.