Të premten seanca e radhës e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten. Sipas saj, seanca është planifikuar të fillojë në orën 10:00, raporton lajmi.net Ajo theksoi se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe…

Lajme

14/04/2026 14:03

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten.

Sipas saj, seanca është planifikuar të fillojë në orën 10:00, raporton lajmi.net

Ajo theksoi se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe çështja e dërgimit të FSK-së në Gaza.

“Është dakorduar që seanca e radhës të mbahet të premten në ora 10:00. Përveç pikave të rregullta, do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, si dhe dërgimi i FSK-së në Gaza”, është shprehur Nagavci./Lajmi.net/