Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia

Të paktën katër persona janë vrarë në një bar në Bajicë në paralagjet e Cetnijes së Malit të Zi në pasditen e 1 janarit, ka konfirmuar policia. Disa media lokale po raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në shtatë. Tre burra dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës, dhe jeta…

Lajme

01/01/2025 21:35

Të paktën katër persona janë vrarë në një bar në Bajicë në paralagjet e Cetnijes së Malit të Zi në pasditen e 1 janarit, ka konfirmuar policia.

Disa media lokale po raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në shtatë.

Tre burra dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës, dhe jeta e tyre është në rrezik për jetë, ka thënë drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviq.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq është parë jashtë spitalit, dhe e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme, dhe që të gjitha forcat policore janë angazhuar në kërkim të vrasësit.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve.

Policia është në kërkim të Aco Martinoviqit, i cili është i dyshuar për vrasje dhe plagosje në Cetinje.

Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së Martinoviqit, i cili është larguar nga lokali i armatosur.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të Cetinjes që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme./REL