“Të mos e harrojmë të kaluarën, ta nderojmë kombin”, promo e ekipit kosovar për Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen, ku kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fillimin e garave. Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të përfaqësohet nga nëntë sportistë, ku pesë prej tyre janë nga xhudo, një nga boksi, një nga atletika dhe dy nga noti, raporton KosovaPress. Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil…

Sport

17/07/2024 10:43

Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen, ku kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fillimin e garave.

Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të përfaqësohet nga nëntë sportistë, ku pesë prej tyre janë nga xhudo, një nga boksi, një nga atletika dhe dy nga noti, raporton KosovaPress.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka përfaqësojnë Kosovën në sportin e xhudis, Donjeta Sadiku në boks, Gresa Bakraçi në atletikë dhe Hana Beiqi e Adell Saboviq në not.

Tani, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë edhe promon e realizuar për ekipin olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Paris 2024, me mbishkrimin “Të mos e harrojmë të kaluarën, ta nderojmë kombin”.