Të mërkurën shënohet 20-vjetori i masakrës së Dubravës​

Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999, të mërkurën, më 22 maj 2019, në orën 12:00, në hapësirën e burgut të Dubravës mbahet tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre.

Lajme

21/05/2019 21:40

Tubimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në bashkërendim me Këshillin Organizativ të formuar nga ana e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione: Mexhide Mjaku-Topalli – kryesuese, Nait Hasani, Rasim Selmanaj, Duda Balje, Ukë Thaqi, Bislim Zogaj, Nijazi Kryeziu dhe Jahja Lluka, anëtarë.

Në maj të vitit 1999, ndodh një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës. Ky burg i sigurisë së lartë, gjatë luftës së fundit në Kosovë përdoret edhe nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë. Meqë pushteti serb kishte informata se do të bombardohet ky kompleks, nga burgjet e ndryshme të Serbisë e të Kosovës sillen të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte i qartë: që ata të vriten nga bombat e NATO-s dhe nga vetë forcat serbe, për të fajësuar pastaj aleancën perëndimore. /Lajmi.net/