Të mëdhenjtë pas Benatias
Mehdi Benatia është njëri prej emrave që po qarkullon më së shumti në afatin kalimtar veror. Mbrojtësi i Romës kërkohet nga klubet e njohura evropiane si Manchester United, Chelsea e Bayern Munich.

Sport
Roma ka insistuar se Mehdi Benatia nuk do të largohet, por klubet e mëdha evropiane po luftojnë për ta bërë të vetin futbollistin, për të cilin interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.
Mbrojtësi ishte në qendër të spekulimeve gjatë tërë verës, ndërsa kontrata e tij me Giallorossi skadon vetëm pas një viti.
Sky Sports njofton se Benatia ishte i gatshëm të fluturonte drejt Manchesterit, për ta kompletuar lëvizjen për 30 milionë euro.
Chelsea po ashtu e ka bërë gati një shumë të përafërt me atë të rivalit anglez, ndërsa drejtori i Bayern Munichut, Michael Reschke ka shkuar në Itali për t’i avancuar negociatat me Romën.
Në ditët në vazhdim do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e futbollistit.