Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot afër Sllatinës janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shefi i Emergjencës, Naser Syla, i tha lajmi.net, së ata janë në gjendje stabile. “Janë duke u realizuar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente”, tha ai. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha për lajmi.net, se aksidenti ka ardhur…

Lajme
Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot afër Sllatinës janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Shefi i Emergjencës, Naser Syla, i tha lajmi.net, së ata janë në gjendje stabile.
“Janë duke u realizuar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente”, tha ai.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha për lajmi.net, se aksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.