Të gjithë po flasin për Joao Felix, por Simeone befason me këtë deklaratë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha se Joao Felix duhet të permirësohet pas paraqitjes së parë në La Liga kundër Getafe.

Sport

19/08/2019 11:39

Felix e nisi me fitore sezonin e ri me Atleticon, pasi mposhtën me rezultat minimal Getafen falë golit të Alvaro Moratas.

Nënshkrimi rekord i klubit prej 126 milionë euro pati paraqitje mbrëselënë në ato 66 minuta sa luajti, transmeton lajmi.net.

19-vjeçari bëri disa driblime nga mesfusha deri në zonën e 16-metërshit, ku më pas fitoi një penallti të cilën nuk e shndërroi në gol Morata.

“Ndeshja e parë në ligë nuk është e lehtë. Është komplekse”, tha Simeone.

“Ne u përballëm me një ekip që taktikisht lëviz mirë në mbrojtje. Ata nuk i lanë hapësirë në pjesën e parë, në mënyrë që ai të avanconte nga loja e tij”.

“Por, si një individ, ai tregoi fuqinë e tij dhe shpresoj se këto situata të shfaqen më shpesh. Ai duhet të vazhdojë të përmirësohet”, deklaroi ai. /Lajmi.net/