Të gjithë menduan se po largohet, ai vendos të mbetet në PSG

Kevin Trapp ka vendosur të qëndrojë në klub për të luftuar për një vend në formacionin bazë me Areolan.

Sport

27/01/2018 08:13

Kevin Trapp nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain.

“Sport 1” raporton se portieri dëshiron të mbetet te skuadra nga Parc des Princes.

Trapp së fundmi spekulohej me largim nga klubi i pasur francez, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai ka vendosur të qëndrojë në klub për të luftuar për një vend në formacionin bazë me Areolan. /Lajmi.net/