Të ftuarit e Ancelottit
Carlo Ancelotti e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, që do të zhvillohet nesër mbrëma.

Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës, që do të zhvillohet nesër mbrëma ndaj Atletico Madridit.
Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Santiago Bernabeu, skuadrat kishin barazuar 1:1, ndërsa fituesi i këtij kompeticioni do të dihet pas ndeshjes së nesërme.
Të ftuarit e Realit
Portierë: Casillas, Keylor Navas, Pacheco.
Mbrojtës: Varane, Pepe, Ramos, Coentrão, Marcelo, Carvajal, Arbeloa, Nacho.
Mesfushorë: Khedira, Kroos, James Rodríguez, Bale, Xabi Alonso, Modric, Di María, Isco, Illarra.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema.