​”Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë, jemi krenarë që mbështesim FSK-në” – Ambasada e SHBA-së për stërvitjet ushtarake

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA. Në një postim në Facebook thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara…

Lajme

30/05/2025 17:30

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC teksa stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane”, shkruan ambasada.