Të famshmit në pikturat e artistit të ri llapjan (Foto)

Edhe pse ende jo i kualifikuar, vizatimet e Hazir Zekës janë duke u pëlqyer shumë në rrjetet sociale, i cili, nëpërmjet vizatimeve të tij, ka paraqitë portretet e më të famshmëve, duke praktikuar edhe vizatimet 3D.

ShowBiz

02/03/2016 16:29

Fillimisht siç thotë edhe vetë Zeka, i cili vjen nga Podujeva, ai e ka filluar këtë vetëm si hobi, ndërkaq më vonë ka filluar ta praktikojë edhe si profesion, ku gjithashtu punon edhe me porosi nga të interesuarit.

Krijuesi  i vizatimeve 3D inspirohet nga shumë artistë të huaj, ndër ta ai preferon:  Marcello Barenghi, Heather Rooney, Kelvin Okafor, Graham Bradshaw, e të tjerë.

llapjani

“Piktura për një artist të ri siç është puna ime, është ‘Oksigjen’,  gjë që nuk paramendohet jeta ime pa pikturë”, thotë ai për KultPlus.

Zeka kalon së paku tri orë në ditë duke pikturuar, por ndonjëherë ndodhë që të mbetet edhe 6 orë në ditë, sepse tashmë siç shprehet ai, “është bërë pjesë e imja  pa të cilën nuk funksionon dita”.

Zeka në pikturat e tij më së shumti përdor ngjyra të drurit, akuarel 5, por shumë nga pikturat e Zekës nuk përmban ndonjë ngjyrë,  por vetëm me laps të thjeshtë.

Fokusimi i Zekës është më shumë në portrete të figurave të njohura të botës së artit, por kryesisht ai vizaton të preferuarit e tij, ndër  ta është këngëtarja e njohur, Adele, Justin Timberlande, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri e së fundmi ai ka vizatuar edhe këngëtaren kosovare Dua Lipa.

llapjani 1 llapjani 2