Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).

Sport
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00. Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra.
Skuadrat e kualifikuara deri me tani janë: Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onix dhe Ulpiana.
Ndërkohë, skuadra e fundit që do sigurojë kualifikimin për çerekfinale do mësohet sot, mes Ferizajit dhe Llapit./Lajmi.net/