Të enjten protestohet para Ministrisë së Mbrojtjes

Të enjten do të protestohet para Ministrisë së Mbrojtjes për parregullsitë në konkursin e fundit në FSK.

Lajme

23/04/2019 10:30

Disa të rinj, do të protestojnë të enjten para Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

Kjo protestë do të mbahet kundër parregullsive në konkurset e institucioneve shtetërore e në veçanti ndaj konkursit të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo protestë nuk ka të bëj me asnjë parti politike.

Tubimi i protestuesve do të bëhet në sheshin “Skënderbe”, me fillim prej orës 12:00 e më pas do të vazhdohet marshi drejt Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me datë 25.04.2019, ditë e enjte protestojmë kundër parregullsive në konkurset që po  hapen në institucionet shtetërore.

Ju ftojmë të bashkëngjiteni me ne në këtë aksion anti-korrupsion.

Vlen të ceket se protesta nuk ka të bëj me asnjë parti politike, është organizuar nga shumë të rinj të dëshpëruar nga konkursi i fundit në FSK dhe kërkojnë të drejtat e tyre!.

Tubimi i protestuesve do të bëhet tek sheshi “Skënderbe”, në Prishtinë në ora 12:00, duke vazhduar marshim drejt Ministrisë së Mbrojtjes. /Lajmi.net/