Të dy kundër Thaçit

Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli pritet të takohen sot sërish për të vendosur për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor. Por në këtë takim pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovë.

Lajme

20/05/2014 09:41

LDK e AKR pritet që të takohen të martën (sot) në restauranton “Rings” në Prishtinë, për të caktuar disa modalitete që mund të çojnë në koalicion qeverisës në periudhën pas zgjedhjeve.

Burimet e “Zërit” konfirmojnë se këtij takimi pritet t’i bashkohen edhe dy parti opozitre, “Nisma për Kosovë” dhe AAK-ja.

Vet, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar përafrimin e programave mes AKR-së dhe LDK-së, por se ka thënë marrëveshje për bashkëqeverisje në mes të këtyre dy partive ende nuk ka, sepse pret që të shikohet fuqia e gjithsecilit pas 8 qershorit.

“Gjithcka do të varet nga fuqia politike që do të fitojmë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ne jemi takuar me Mustafën dhe jemi pajtuar që programet tona partiake janë të përafërta, por që nuk ka ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve. Pra, gjithçka ka mbetur e hapur, pasi që përcaktues edhe për koalicionin do të jetë rezultati i zgjedhjeve”, ka thënë ai për “Zëri”.

Ndërkaq, afrimin në mes Mustafës dhe Pacollit, për nënkryetaren e LDK-së, Teuta Sahatqiu është sinjal i qartë për një koalicion pas zgjedhjeve.

“LDK-ja dhe AKR-ja do të bëjnë koalicion pas zgjedhor për formimin e qeverisë. Kjo nuk është ndonjë fshehtësi dhe ne presim që pas 8 qershorit ta kemi partner të koalicionit AKR-në”.