“Të dua më shumë se gjithçka”, Usta i shpeshton dedikimet në shqip për Gentën

Usta tregon se është tejet i dashuruar në Gentën.

ShowBiz

09/11/2020 20:00

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Usta, shkruan lajmi.net.

Çifti që kur lidhjen e tyre e bënë publike nuk po ndalojnë me publikimin e imazheve e dedikimeve kushtuar njëri-tjetrit.

“Kudo është e bukur me ju. Të dua më shumë se gjithçka”, ka shkruar Usta pranë një fotografie të cilën e ka publikuar në Instastory.

Kujtojmë se dyshja në imazhet që postojnë shihet se janë shumë të lumtur e dashuruar. Fansat e Gentës mezi po e presin dasmën./Lajmi.net/